Keni detyrime të vjetra?

Ligji nr.86/2025 parashikon falje dhe shuarje detyrimesh tatimore, doganore dhe vendore. Ja çfarë parashikon...

5/21/2026

Amnistia Fiskale 2026 — Çfarë parashikon Ligji nr. 86/2025 dhe çfarë duhet të bëni

Ligji nr. 86/2025 parashikon falje të plotë ose të pjesshme të detyrimeve, gjobave dhe kamatëvonesave, në varësi të periudhës kur është krijuar borxhi. Ky është një nga hapat më të gjerë të faljes tatimore të ndërmarrë ndonjëherë në Shqipëri, dhe afati përfundimtar është 31 Dhjetor 2026.

Kush nuk përfiton

Ligji përjashton shprehimisht tatimpaguesit me vendim gjyqësor të formës së prerë për vepra penale tatimore ose doganore. Sanksionet nga institucione të tjera, si gjobat për mosregjistrim të përfituesit përfundimtar, nuk janë pjesë e kësaj skeme.

Çfarë parashikon ligji sipas periudhës

2020 - 2024 | Fshihen gjobat, principali paguhet plotësisht

Paguani 100% të shumës kryesore deri 31 Dhjetor 2026 - fshihen automatikisht gjobat dhe kamatëvonesat.

Sigurime shoqërore & shëndetësore 2015-2024

Kontributet paguhen 100% deri 31 Dhjetor 2026 - fshihen gjobat dhe kamatevonesat (përfshirë të vetëpunesuarit në bujqësi).

Deri në fund të 2014 | Fshihen automatikisht

Te gjitha detyrimet tatimore, doganore dhe vendore deri në 31 Dhjetor 2014 shuhen automatikisht. Nuk kerkohet asnjë veprim.

2015 - 2019 | Dy opsione

Opsioni A - pagesa deri 30 Qershor 2026

Paguani 50% te principalit - fshihet 50% i mbetur + te gjitha gjobat dhe kamatevonesat.

Opsioni B - pagesa deri 31 Dhjetor 2026

Paguani 75% të principalit - fshihet 25% i mbetur + të gjitha gjobat dhe kamatevonesat.